Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin

Atentati i dështuar në Elbasan, Gjykata  lë në burg Poli Boriçin

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Poli Boriçin, i dyshuar për tentativën e vrasjes së një shtetasi me armë zjarri, në një ngjarje të ndodhur në ambientet e një lokali në Elbasan. Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua mesditën e sotme, 18 gusht 2026, në orën 13:00, ku Boriçi u paraqit përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurimit personal ndaj tij. Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ndodhi në një lokal në Elbasan, ku një konflikt mes personave ka përshkallëzuar dhe i dyshuari, sipas akuzës, dyshohet se ka përdorur armë zjarri në përpjekje për t’i marrë jetën një shtetasi. Pas ngjarjes, autoritetet kanë bërë të mundur ndalimin e Poli Boriçit, i cili tashmë do...