Maliqi kundër shkrirjes me Korçën? Topçiu: Ende nuk është e qartë çfarë do të ndodhë
Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka shprehur rezerva për reformën e re administrative dhe bashkimin e propozuar me Bashkinë Korçë. Topçiu tha se ende nuk janë të qarta pasojat që reforma do të ketë për kompetencat, financat, investimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Ai theksoi se projektligji nuk i sqaron të gjitha ndryshimet dhe se nevojiten ndërhyrje të tjera ligjore. Sipas Topçiut, Maliqi ka rreth 31 mijë banorë sipas Censusit të fundit dhe një territor të gjerë, ndaj vendimmarrja kërkon më shumë qartësi. “Duhet të shikojmë sa shërbimet ndaj njerëzve afrohen, sa u zgjidhen më lehtë, sa investime do të marrim më shumë dhe sa do t’u shërbejë qytetarëve”, u shpreh Topçiu, duke njoftuar se do t’i dërgojë Kuvendit një material me qëndrimin e tij për...
Burimi:
ntv.al