SHBA revokon vizat kur ka rrezik për sigurinë publike, DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon se administrata e Presidentit Donald Trump po përdor autoritetin ligjor për revokimin e vizave në rastet kur evidentohen shqetësime të mundshme për sigurinë kombëtare, sigurinë publike apo rrethana të tjera ku një masë e tillë konsiderohet e justifikuar. Në një përgjigje zyrtare për Euronews Albania, një zëdhënës i DASH sqaroi se vizat mund të revokohen në çdo kohë kur ka tregues për papërshtatshmërinë e mundshme të mbajtësit të vizës apo përbën një kërcënim të mundshëm për sigurinë publike. “Administrata Trump po mbron kombin tonë dhe qytetarët e tij duke zbatuar standardet më të larta të sigurisë kombëtare dhe sigurisë publike përmes procesit të vizave”, thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas DASH, revokimi mund të bëhet edhe në...
Burimi:
javanews.al