SYRI TV/ Humbje jete e plagosje, Ministrat ‘xhirojnë filma’, Gonxhe e Lamallari ‘përshëndeten’ nga kriminelët

SYRI TV/ Humbje jete e plagosje, Ministrat ‘xhirojnë filma’, Gonxhe e Lamallari ‘përshëndeten’ nga kriminelët

Teksa vrasjet dhe ngjarjet kriminale kanë tronditur Sarandën dhe Ksamilin, vetëm 5 ditë më parë në këtë qytet ishin Ministrat Gonxhe e Lamallari së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Skënder Hitaj për propagandën e rritjes së sigurisë. Zyrtaret e Edi Ramës folën për rritje të sigurisë dhe masat të shtuara, por duket se disa orë më parë propaganda boshe u rrëzua nga disa ngjarje kriminale, e sot rezultoi fatale me një jetë të humbur. SYRI TV Prej disa javësh Saranda është shndërruar në një arenë kriminaliteti, ku të përfshirë janë jo vetëm kontigjent kriminal dhe personazhe problematikë që kanë zaptuar bregdetin për të bërë biznes, por edhe efektivë policie. Por teksa krimi po shkatërron sezonin turistik, qeveria shqiptare është angazhuar tek propaganda, pa...