Tentoi të ekzekutonte Ermir Kërtezin në lokal, sot seanca për masën e sigurisë ndaj Boriçit
Gjykata zhvillon sot, më 18 gusht 2026, seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Poli Boriçit, 52 vjeç, i ndaluar si i dyshuar për atentatin e dështuar ndaj 50-vjeçarit Ermir Kërtezi, i njohur edhe si Ermir Bitoci. Seanca ka si objekt “vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë”, ndërsa gjykata do të përcaktojë masën që do të zbatohet ndaj Boriçit gjatë vijimit të hetimeve. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur i dyshuari, i cili ndodhej i ulur në ambientet e jashtme të lokalit, ngrihet, nxjerr një pistoletë nga çanta dhe i afrohet nga pas 50-vjeçarit. Sipas pamjeve, Boriçi i vendos armën në pjesën e pasme të kokës,...
Burimi:
syri.net