Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit, familjet e Durrësit ende presin banesat, ku kanë shkuar fondet e rindërtimit?

Ibraj: Shtatë vite pas tërmetit, familjet e Durrësit ende presin banesat, ku kanë shkuar fondet e rindërtimit?

Sekretarja për Rininë e Partisë së Lirisë dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, ka denoncuar vonesat në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ibraj deklaroi se, edhe pas shtatë vitesh, mijëra familje vijojnë të presin banesat e premtuara ose ndihmën e qirasë. Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për fondet e rindërtimit, duke thënë se nga mbi 1 miliard lekë të parashikuara për Durrësin në vitin 2026, deri në fund të qershorit ishin përdorur vetëm 15.1 milionë lekë, rreth 1% e fondit. “Paratë janë, por rindërtimi nuk ecën”, u shpreh Ibraj, duke kërkuar transparencë për numrin e familjeve që ende nuk janë sistemuar, banesat e përfunduara që nuk janë dorëzuar dhe përdorimin e fondeve publike. Ajo deklaroi se do të vijojë...