Haxhiu: Të nisim të flasim me emra për president! S’ka garanci se zgjedhjet e reja sjellin marrëveshje
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, njëkohësisht deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se partia e saj do të ketë "takim së shpejti" me Lidhjen Demokratike të Kosovë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit. Këtë deklaratë, Haxhiu e bëri në një konferencë, pas një takimi që kishte thirrur me partitë politike parlamentare, siç ka thënë për t’u konsultuar në lidhje me daljen nga kriza politike “dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme”. Thirrjen e saj e refuzuan Partia Demokratike e Kosovës (PDK), LDK-ja dhe Aleanca, tri partitë më të mëdha parlamentare pas LVV-së, e cila i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas Haxhiut, në takim ishin 11 liderë të...
Burimi:
syri.net