Arrestohet shqiptari në Itali, plagosi me thikë një 49-vjeçar
Një gjykatë në Itali ka lënë në burg shqiptarin Ervis Gjoka, 47 vjeç, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje pas plagosjes me thikë të një 49-vjeçari në qytetin Latiano. Ngjarja ndodhi më 13 gusht në rrugët e Latianos, në provincën e Brindisit, pas një konflikti mes dy personave. Sipas hetimeve, Gjoka dyshohet se ka goditur rivalin e tij në bark, duke i shkaktuar plagë shumë të rënda. Mëngjesin e së hënës, 17 gusht, i dyshuari u paraqit para gjyqtares së hetimeve paraprake në Gjykatën e Brindisit, Gianna Martino, në kuadër të seancës për vlerësimin e arrestit të kryer nga karabinierët nën drejtimin e prokurores Laura De Stradis. I mbrojtur nga avokatët Antonio Sartorio dhe Alessandro Stomeo, Gjoka iu përgjigj pyetjeve të gjyqtares dhe paraqiti versionin e...
Burimi:
syri.net