Vrasja në Ksamil/ 38 të shoqëruar, ndalohet edhe polici që dyshohet se ndihmoi autorin

Vrasja në Ksamil/ 38 të shoqëruar, ndalohet edhe polici që dyshohet se ndihmoi autorin

KSAMIL- 38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit francez Miguel Mendez, i cili u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin “Principote” në Ksamil. Burimet thonë se pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, përveç 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes. Në kuadër të hetimeve pritet edhe ndalimi i dy shtetasve turq, të cilët dyshohet se e ndihmuan Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes, si edhe i personave të tjerë që mund të kenë dijeni apo rol në ngjarje. Ndërkohë, është ndaluar 24-vjeçari Moisid Matushaj, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Ai dyshohet se...