Shmangia e tarifave 50% ndaj mallrave kanadeze, SHBA-Kanada zhvillojnë negociata në minutat e fundit të afatit

Shmangia e tarifave 50% ndaj mallrave kanadeze, SHBA-Kanada zhvillojnë negociata në minutat e fundit të afatit

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po zhvillojnë bisedime intensive për të shmangur hyrjen në fuqi të tarifave 50% ndaj produkteve kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë. Afati për vendosjen e tarifave skadon në mesnatë. SHBA-ja dhe Kanadaja po përpiqen në orët e fundit të arrijnë një marrëveshje që do të frenonte një raund të ri tarifash amerikane ndaj mallrave kanadeze. Kryeministri kanadez Mark Carney konfirmoi se negociatat janë duke u zhvilluar, por i cilësoi ato si “shumë intensive dhe delikate”. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, administrata e presidentit amerikan Donald Trump pritet të vendosë tarifa 50% ndaj produkteve kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë, duke prekur një sërë mallrash, nga produktet e përditshme deri te pajisjet sportive. Kanadaja është një prej partnerëve më...