I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Balla: Turistët vijnë në besën e shqiptarit

I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Balla: Turistët vijnë në besën e shqiptarit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka reaguar pas vrasjes së turistit francez në Ksamil. 20-vjeçari Miguel Mendez u godit disa herë me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata, nga Hasi. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë turistin të pajetë në një shezlong, por u vu në pranga 5 orë pas ngjarjes. Balla përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook shkruan se turistët vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritejn e shqiptarëve dhe i bën thirrje drejtësisë që të bëjë detyrën. “Policia ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e një krimi tepër të rëndë në Ksamil. Humbja e jetës së një turisti të huaj nuk është në traditën e shqiptarit. Ata vijnë në Shqipëri në...