Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD: Verë e zezë për Shqipërinë, siguria publike ka dështuar!
Partia Demokratike reagoi sot pas vrasjes së të riut portugez në Ksamil, duke e cilësuar ngjarjen si dëshmi të dështimit të qeverisë për të garantuar sigurinë në vend. Në një deklaratë për mediat, PD tha se sezoni turistik i këtij viti është kthyer në një “verë të zezë për Shqipërinë”, duke përmendur vrasjet, zjarret, shpërthimet me tritol dhe pasigurinë si ngjarjet që kanë shoqëruar muajt e verës. Demokratët shprehën ngushëllimet për familjen e viktimës, ndërsa akuzuan qeverinë dhe Policinë e Shtetit se nuk kanë arritur të parandalojnë krimin. “Për autoritetet e vendit, për narko-qeverinë, kjo vrasje makabre nuk mund të trajtohet si një tjetër komunikatë në kronikën e zezë. Ajo është faqja e zezë e Policisë dhe qeverisë, e cila siç ka treguar kaq e...
Burimi:
vizionplus.tv