Muzeu Arkeologjik tërheq të huajt, turistët njihen me trashëgiminë e pasur të qytetit bregdetar

Muzeu Arkeologjik tërheq të huajt, turistët njihen me trashëgiminë e pasur të qytetit bregdetar

Muzeu Arkeologjik i Durrësit vijon të tërheqë çdo ditë vizitorë, që kanë inters për të zbuluar gjurmët e historisë së qytetit bregdetar. Mes tyre, të shumtë janë edhe të huajt. Për disa prej tyre, kjo është vizita e parë në muze, por edhe kontakti i parë me trashëgiminë e pasur arkeologjike të Durrësit. “Është hera e parë që vij këtu dhe më pëlqen shumë. Vij nga Norvegjia. Muzeu është shumë interesant dhe më pëlqen shumë edhe historia”, tha një turiste nga Norvegjia  “Jemi nga Franca. Është hera e parë në Shqipëri dhe po vizitojmë këtë muze për të njohur historinë dhe kulturën e vendit tuaj. Jemi shumë të impresionuar. Është shumë i bukur dhe interesant”. “Është një muze shumë i bukur. Është interesante të shohësh...