Çabrati përmes penelit të Bedri Emrës në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Vepra “Peizazh Çabrati” (1984) e artistit Bedri Emra është pjesë e ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, e kuruar nga Hana Halilaj, në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Emra i është rikthyer vazhdimisht Çabratit, kodrës që shtrihet mbi Gjakovë, duke e trajtuar përmes vijës, ngjyrës së shtresuar dhe ritmit. Në veprat “Çabrati” dhe “Peizazh Çabrati”, kodra paraqitet njëkohësisht si një hapësirë e vëzhguar dhe e ruajtur në kujtesë. E gjelbra, bluja, okri dhe konturet e errëta krijojnë një terren të dendur dhe të strukturuar. Edhe pse konturet janë të buta, peizazhi duket i ndërtuar me vendosmëri, përmes një vështrimi të përsëritur ndaj të njëjtit vend. Përtej paraqitjes së një hapësire gjeografike, Çabrati në veprën e Emrës shndërrohet në një pikë të kujtesës,...
Burimi:
kultplus.com