Instagram ndryshon pamjen pas 10 vitesh, por përdoruesit e kritikojnë: “Duket si Instagzam”
Instagram ka prezantuar rifreskimin e parë të identitetit të tij vizual pas rreth një dekade, duke ndryshuar mënyrën grafike se si shkruhet emri i platformës. Ndryshimi prek wordmark-un, ndërsa ikona e njohur e kamerës mbetet e pandryshuar. Shefi i Instagramit, Adam Mosseri, e ka cilësuar ndryshimin si një rifreskim të nevojshëm, pasi wordmark-u i mëparshëm kishte mbetur i njëjtë për rreth 10 vjet. Dizajni i ri kombinon elemente të shkrimit të dorës me forma më të strukturuara dhe synon të duket më modern, më i pastër dhe më i guximshëm. Por prezantimi nuk ka kaluar pa reagime. Një pjesë e përdoruesve në rrjetet sociale kanë kritikuar sidomos lexueshmërinë e shkronjave, ndërsa disa kanë ironizuar se logoja e re duket sikur shkruan “Instagzam” në vend të...
Burimi:
kultplus.com