Erling Haaland merr katër certifikata nga “Guinness” për rekordet e tij në futboll

Erling Haaland merr katër certifikata nga “Guinness” për rekordet e tij në futboll

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është nderuar me katër certifikata të Rekordeve Botërore “Guinness”, për disa prej arritjeve të tij të jashtëzakonshme në futboll. 26-vjeçari norvegjez është vlerësuar për rekordet e vendosura në Premier League, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Kombeve, duke konsoliduar edhe më tej statusin e tij si një nga sulmuesit më produktivë të gjeneratës së tij. Një nga rekordet e Haaland është ai për lojtarin më të shpejtë që ka arritur në 100 gola në Premier League. Norvegjezi e arriti këtë shifër në vetëm 111 ndeshje, rekord i konfirmuar më 2 dhjetor 2025, kur shënoi ndaj Fulhamit. Haaland mban gjithashtu rekordin për numrin më të madh të golave të shënuar në një sezon të vetëm të kampionatit anglez. Në sezonin...