“Dua” nga Blerta Basholli së shpejti në Cineplexx

“Dua” nga Blerta Basholli së shpejti në Cineplexx

Filmi “Dua”, me regji të regjisores kosovare Blerta Basholli, do të shfaqet së shpejti në Cineplexx Kosovo. Filmi rrëfen historinë e 13-vjeçares Dua, e cila jeton në Prishtinën e fundviteve ’90, në një periudhë të shënuar nga ndryshime të mëdha shoqërore dhe politike, përcjell KultPlus. Përmes këndvështrimit të një vajze të re, “Dua” trajton sfidat e rritjes, marrëdhëniet njerëzore dhe përballjen me një realitet që po ndryshon me shpejtësi. Regjisorja Blerta Basholli, e njohur për filmin “Zgjoi”, rikthehet kështu me një tjetër histori të vendosur në Kosovë, duke sjellë në ekran përjetimet dhe emocionet e një gjenerate të rritur në një periudhë të trazuar./KultPlus.com