“Mund të eksploroni plazhet dhe qytetet historike”! Tabloidi “The Sun” rekomandon Shqipërinë

“Mund të eksploroni plazhet dhe qytetet historike”! Tabloidi “The Sun” rekomandon Shqipërinë

Nëse po mendoni se ku të shkoni me pushimet, atëherë mund të merrni në konsideratë Shqipërinë. Kështu e nis artikullin tabloidi britanik “The Sun”, teksa i referohet një studimi se Shqipëria është ndër destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Evropë. Sipas Thomas Cook, rezervimet janë rritur me një shifër marramendëse prej 293%. Dhe kjo nuk është aspak befasuese, pasi Shqipëria ka shumë për të eksploruar, përfshirë plazhe të bukura me ujëra kristal të pastër, një kryeqytet relativisht të qetë dhe verë të lirë. Përshkrimin për Shqipërinë, “The Sun” e nis me kryeqytetin, Tiranën, ku moti është shumë i mirë dhe turin mund ta nisësh nga sheshi Skënderbej. “The Sun” shkruan më tej se Shqipëria është gjithashtu vendi i të ashtuquajturave “Maldivet e Evropës”,...