Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad, gjykata siriane e shpall fajtor për krime kundër njerëzimit
Një gjykatë penale në Damask ka dënuar me vdekje Wasim al-Assad, kushëririn e ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, pasi e shpalli fajtor për vrasje, torturë dhe krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës civile në Siri. Vendimi u dha të martën, më 18 gusht, nga Gjykata e 4-t Penale e Damaskut. Wasim al-Assad ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit. Sipas gjykatës, ai kishte krijuar dhe drejtuar grupe të armatosura të lidhura me ish-regjimin sirian, të cilat morën pjesë në operacione kundër zonave civile, veçanërisht në Ghouta Lindore. Gjykatësi Fakhr al-Din al-Arian deklaroi se forcat nën komandën e tij ishin përgjegjëse për vrasje dhe akte torture të cilësuara si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Një nga episodet më...
Burimi:
vizionplus.tv