Europa dukej vetëm disa hapa larg…Për ta, ishte fundi!
Casablanca, Marok – Ayoub Akbili kishte nevojë për para për operacionin e nënës së tij. Hamza Haibouri ëndërronte të bëhej futbollist profesionist. Abdelouahed Iken ndiqte në Facebook jetën luksoze që një mik i tij shfaqte nga Italia. Kur dëgjuan se kufiri i Marokut me Spanjën ishte hapur, vendosën t’i bashkoheshin turmës që po përpiqej të arrinte në Europë. Të tre humbën jetën gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin. Ata u bënë viktima të krizës më vdekjeprurëse të emigracionit mes Marokut dhe Spanjës. Të shtyrë nga dezinformimi, varfëria dhe mungesa e mundësive, më shumë se 70 mijë njerëz nga Maroku dhe vende të tjera u përpoqën muajin e kaluar të hynin në Ceuta, territor spanjoll në brigjet e Afrikës së Veriut. Disa notuan në det, ndërsa të...
Burimi:
javanews.al