OBSH jep alarmin për Ebolën në Kongo: Epidemia ka dalë jashtë kontrollit, frikë për përhapje ndërkombëtare, mbi 2300 viktima!
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos “mbetet jashtë kontrollit “, paralajmëroi sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke dhënë alarmin për një rrezik të lartë të përhapjes ndërkombëtare. “Tre muaj më parë, shpalla shpërthimin e llojit Budibugio të virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. Që atëherë, shpërthimi është përhapur me shpejtësi dhe rreziku i përhapjes së mëtejshme kombëtare dhe ndërkombëtare mbetet i lartë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH -së në hapje të një takimi të Komitetit të Emergjencave për Ebolën. Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos është më vdekjeprurësja në historinë e vendit, me më shumë se 2,300 vdekje, sipas bilancit të fundit të publikuar sot...
Burimi:
javanews.al