Vrasja e turistit francez/ Taulant Balla flet për besën dhe mikpritjen e shqiptarit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Ksamil, ku turisti francez Migel Mendes humbi jetën pasi u godit me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata. Në një reagim në rrjetet sociale, Balla ka vlerësuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, e cila arriti të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin brenda pak orësh. Ai ka theksuar ndërkohë rëndësinë e ruajtjes së imazhit të Shqipërisë si një vend mikpritës për turistët e huaj. Sipas Ballës, vrasja e një turisti në Shqipëri është në kundërshtim me traditën shqiptare të mikpritjes dhe besës, ndërsa ka kërkuar që drejtësia të veprojë me vendosmëri për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e autorit. “Policia ka arritur...
Burimi:
ntv.al