Van Dijk: Te Liverpool ka lindur një mbrojtje dhe ekip i ri, por fillimi duket i mbarë
Virgil Van Dijk ka vlerësuar përforcimet e kryera nga skuadra e Liverpool në merkaton e verës. Ai foli me superlativa për Jacquet dhe Araujo, pas debutimeve të tyre mbresëlënëse në parasezon kundër Como. Të dy të sapoardhurit luajtën 45 minuta në ndeshjen e fundit parasezonale. Jacquet tërhoqi vëmendjen veçanërisht duke shënuar golin e dytë, ndërsa Araujo zëvendësoi francezin për pjesën e dytë. Van Dijk pranoi se krijimi i një partneriteti të besueshëm në qendër të mbrojtës do të kërkojë kohë dhe durim. Holandezi theksoi rëndësinë e fitimit të përvojës së rëndësishme të ndeshjes së bashku. “Jacquet bëri mirë, njësoj si Ronald. Është një fillim i mirë, kështu që shpresojmë që ai të mund të vazhdojë. Ndërtohen marrëdhënie duke luajtur ndeshje, pasi ndeshjet janë krejtësisht të...
Burimi:
telesport.al