Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

Ka përfunduar takimi i liderëve të disa partive politike me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit ka bërë me dije se qëllimi i takimit me 11 liderët e partive politike ishte gjetja e një rruge të përbashkët me qëllim shmangien e ngërçit institucional dhe zgjedhjeve të parakohshme. “Ishin 11 liderë të partive politike që përfaqësohen në Kuvend. Qëllimi i takimit ishte të shohim nëse kemi ndonjë rrugë për të ecur bashkë, për ta shmangur ngërçin institucional dhe zgjedhjet e parakohshme. Ju e dini që para nesh janë dy qëndrime politike. Kemi qëndrimin e Vetëvendosjes dhe partnerëve që, nëse hyjnë në konstituimin e Kuvendit pa marrëveshje për presidentin, mund të përsëritet kriza e vitit të kaluar dhe e këtij viti”,...