“Tërbohet” Man.City, 100 mln euro për zbulimin e Botërorit, Maresca me mesfushë të re

“Tërbohet” Man.City, 100 mln euro për zbulimin e Botërorit, Maresca me mesfushë të re

Me largimin e Pep Guardiola-s dhe uljen në stol të Enzo Maresca-s, Man.City ka nisur një revolucion jo pak të rëndësishëm, ku gjithçka fillon nga mesfusha. Është e qartë që “qytetarët” duhet të ndryshojnë diçka, kjo u pa edhe në finalen përballë Arsenal ku “topçinjtë” fituan dhe dominuan me rezultatin e pastër 3-0. Gjatë kësaj vere u larguan dy mesfushorë si Rodri dhe Reijnders, ky i fundit u transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Qadisah, por nga shitja e tyre Man.City përfitoi mbi 120 mln euro. Këtë shifër, City do ta investojë menjëherë duke afruar në skuadër një tjetër mesfushor. Pas afrimit të Elliot Anderson, “qytetarët” janë hedhur “all-in” për të mbyllur sa më shpejt edhe transferimin e zbulimit të Botërorit, Ayyoub Bouaddi. Sipas BBC, afrimi...