Një amerikan, një britanik si dhe disa konfirmime, Tirana synon titullin kampion në basketboll

Një amerikan, një britanik si dhe disa konfirmime, Tirana synon titullin kampion në basketboll

18 Gusht 2026 12:00 Telesport Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj po përgatitet seriozisht për sezonin e ri sportive 2026-2027. Bardheblutë kanë ndryshuar totalisht fytyrë, duke nisur nga trajneri i ri e deri te përforcimet e shumta që po kryen në merkato. Pas ardhjes së trajnerit grek Ioannis Diamantakos, skuadra po vepron fuqishëm edhe në merkato, duke sjellë dy basketbollistë të huaj. Bëhet fjalë për britanikun Brandon Laryea dhe amerikanin Malik Madison. Përpos kësaj, klubi ka konfirmuar rinovimin e marrëveshjes me disa lojtarë të rëndësishëm si Klein Strazimiri, Aron Sharra, Marvin Sharra, Aleksis Nika, Giseld Ndreca dhe Samuel Skëndaj Pretendimet e ekipit bardheblu sezonin e ri duket se janë të mëdha, duke synuar rikthimin te titulli kampion. Këro përforcime e të tjera që pritet...