Gjyqi historik, 29 shtete të SHBA kërkojnë miliarda dollarë nga “Meta”, çfarë do ndodh me Facebook dhe Instagram nëse humbasin përballjen
Ka nisur sot në Oakland të Kalifornisë gjyqi federal ndaj Metës, kompanisë mëmë të Facebook dhe Instagram, në një prej proceseve më të rëndësishme ligjore në SHBA lidhur me ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët. Padia është ngritur nga një koalicion prej 29 shtetesh amerikane, ndërsa në proces po udhëheqin çështjen Kalifornia, Kolorado, Kentucky dhe Neë Jersey. Shtetet akuzojnë Metën se ka projektuar Facebook dhe Instagram me veçori që nxisin përdorimin e tepruar dhe varësinë te të miturit, se ka minimizuar ose fshehur rreziqet që platformat paraqesin për shëndetin mendor të të rinjve dhe se ka mbledhur të dhëna nga fëmijë nën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve. Prokurorët kërkojnë edhe ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si funksionojnë platformat, përfshirë masa më...
Burimi:
vizionplus.tv