Media franceze: Po bëhen hapa konkretë për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri, po përgatiten monedha dhe…

Media franceze: Po bëhen hapa konkretë për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri, po përgatiten monedha dhe…

Përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, me drejtuesit e komunitetit që po punojnë për strukturat e ardhshme institucionale dhe përfaqësimin e tij jashtë Shqipërisë. Kështu shkruan Intelligence Online në një artikull të publikuar më 18 gusht 2026, me autor Franck Renaud. Sipas medias franceze të specializuar në çështjet e inteligjencës dhe rrjeteve të ndikimit, më pak se dy vjet pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për krijimin e enklavës sovrane bektashiane, drejtuesit e Urdhrit po hedhin themelet për statusin e ardhshëm. Projekti, i shpallur nga Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator 2024, parashikon krijimin në Tiranë të një shteti me një sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh, rreth një të...