DW: Si t’i shpëtojmë pemët nga thatësira ekstreme?

DW: Si t’i shpëtojmë pemët nga thatësira ekstreme?

Kur ecën nën pemë gjatë kësaj vere të thatë, në shumë vende krijohet përshtypja se jemi tashmë në vjeshtë: gjethe të thata mbulojnë tokën dhe kërcasin nën këmbë. Po të shikosh lart, sheh shpesh kurora pemësh të zverdhura ose madje krejtësisht të zhveshura. Ky është një problem serioz. Sidomos në qytete, pemët e mëdha me shumë gjethe funksionojnë si kondicionerë natyrorë. Nëse ato vdesin, qytetet tona do të bëhen edhe më të nxehta. Gjatë vapës dhe thatësirës, pemët mbyllin poret e gjetheve të tyre për të humbur sa më pak ujë. Zbehja dhe tharja e gjetheve është një mekanizëm mbrojtës. Por si pasojë zvogëlohet edhe fotosinteza, pemët marrin më pak lëndë ushqyese dhe gradualisht dobësohen. Aktualisht, bimët në Gjermanipothuajse kudo po përballen me stres nga...