Zjarret në vend, 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 7 vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera janë në monitorim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për përballimin e situatës janë angazhuar 472 forca operacionale dhe 28 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 129 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.Aktualisht në terren janë 140 efektivë të Forcave të Armatosura, një automjet zjarrfikës, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Një nga vatrat kryesore vijon të jetë në malin e Dajtit, në Tiranë, ku zjarri mbetet aktiv në të dyja anët e kreshtës. Operacioni për izolimin e tij po vijon me forcat operacionale dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga...
Burimi:
javanews.al