I dënuar disa herë për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau francezin në Ksamil

I dënuar disa herë për trafik droge, kush është 29-vjeçari nga Hasi që vrau francezin në Ksamil

Sokrat Vata, 29-vjeçari i identifikuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së një shtetasi francez, Migel Mendes, rreth 20 vjeç në Ksamil, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe. Sipas një artikulli të BBC-së të publikuar në vitin 2024, Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për disa vepra penale të lidhura me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve. Sipas BBC-së, Vata, atëherë 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta policore, në Cambridge dhe Kent. Më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling, ai nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe gjatë ndjekjes automjeti që drejtonte u përmbys. Brenda makinës policia gjeti...