Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet një nga autorët, po tentonte të largohej nga Shqipëria

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet një nga autorët, po tentonte të largohej nga Shqipëria

Policia e Tiranës dhe Komisariati nr. 5 kanë arrestuar një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan, ngjarje e ndodhur më 5 gusht. Në pranga ka rënë Argys Kalsi, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen ku u vodhën sende floriri me vlerë mbi 1.5 milionë lekë të reja.Lexo edhe :Related Posts Sipas burimeve, Kalsi është arrestuar në Qafë Thanë, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Në momentin që ka mbërritur në pikën kufitare për të kaluar kufirin, i riu është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë. Mësohet se Policia e Tiranës e kishte identifikuar prej disa ditësh Kalsin si një nga autorët e dyshuar të grabitjes. Megjithatë, arrestimi i tij nuk është kryer...