SHKAK NJE FEMER/ DETAJE TE REJA NGA VRASJA NE KSAMIL

SHKAK NJE FEMER/ DETAJE TE REJA NGA VRASJA NE KSAMIL

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku humbi jetën një turist francez rreth 20 vjeç. I riu, i identifikuar si Miguel Mendes, dyshohet se është goditur disa herë me thikë gjatë një konflikti, ndërsa autoritetet kanë identifikuar si autor të dyshuar 29-vjeçarin Sokrat Vata, banues në Has, i cili vijon të jetë në kërkim. Sipas burimeve të cituara për gjendjen e trupit në morgun e Sarandës, 20-vjeçari kishte marrë disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor, ndërsa vdekja dyshohet se ka qenë e menjëhershme. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15, në zonën e plazhit, përpara një lokali në Ksamil. I riu francez u gjet pa shenja jete në shezlongët e plazhit. Sipas...