VIDEO NGA ARRESTIMI I VRASESIT TE TURISTIT

VIDEO NGA ARRESTIMI I VRASESIT TE TURISTIT

Është arrestuar në Fier Sokrat Vata, 29-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit francez Miguel Mendes në Ksamil. Sipas raportimeve, Vata u lokalizua në Fier, ku dyshohet se ishte fshehur në bagazhin e një automjeti. Makina drejtohej nga një vajzë, ndërsa në të ndodhej edhe një person tjetër. Policia ndërhyri dhe bëri të mundur arrestimin e 29-vjeçarit. Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku 20-vjeçari francez u gjet pa shenja jete në zonën e shezlongëve pranë një lokali. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, i riu dyshohet se është goditur disa herë me thikë në shpinë dhe në kraharor, ndërsa vdekja e tij ka qenë e menjëhershme. Miguel Mendes ndodhej në Ksamil së bashku me një grup turistësh francezë....