Maska silikoni dhe armë/ Policia zbardh detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Paskuqan
Detaje të reja dalin nga grabitja e argjendarisë “Luani” në Paskuqan, e ndodhur më 5 gusht. Policia ka zbardhur një pjesë të mënyrës së veprimit të autorëve, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në pranga. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, është arrestuar 35-vjeçari Argys Kalsi, banues në Laç, i dyshuar si një prej autorëve të grabitjes. Sipas Policisë, ai dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me një person tjetër, i cili ende nuk është identifikuar. Gjatë hetimeve, efektivët kanë gjetur në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Zgafnur një sërë provash materiale që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes. Mes tyre janë sekuestruar një kallashnikov, një krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete, dy maska silikoni, doreza dhe veshje të tjera. Në fokus të...
Burimi:
ntv.al