Revolta pa komandë/ Spahiu: Në kaq shumë ditë nuk u gjet një lider, tani mund të hyjnë “lojtarët e dyfishtë”
“Revolucioni i Flamingove” ka mbërritur në pikën më të vështirë të ekzistencës së tij: pas 79 ditësh protestë, ende nuk ka prodhuar një lider, një program apo një strukturë që ta kthejë revoltën qytetare në alternativë politike. Ky është vlerësimi i juristit dhe analistit Kreshnik Spahiu, i cili paralajmëroi se protesta ndodhet në një kufi shumë të hollë mes suksesit dhe degradimit. Sipas tij, nëse lëvizja vazhdon me rreth 2 mijë pjesëmarrës, pa organizim, strukturë dhe lidership, ajo rrezikon jo vetëm të mos arrijë objektivin për rrëzimin e qeverisë, por të prodhojë efektin e kundërt. Spahiu argumenton se një dështim i protestës mund të zhgënjejë qytetarët që kanë krijuar pritshmëri të larta për ndryshim politik. “Kur nuk ndodhi gjë me Flamingot, atëherë nuk mund të...
Burimi:
ntv.al