‘Këmbanë alarmi’/ Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin, raporti i AKM: Industria e rëndë shkakton tejkalimin e normave
Elbasani vijon të përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit dhe renditet si qyteti me situatën më shqetësuese në vend, sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis për vitin 2025, të publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Raporti tregon se dioksidi i azotit ka tejkaluar kufijtë e lejuar vetëm në Elbasan, një situatë që lidhet kryesisht me aktivitetin e industrisë së rëndë në këtë zonë. Shqetësuese paraqitet edhe prania e grimcave PM10, të cilat lidhen ndër të tjera me trafikun rrugor. Ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit mund të shkaktojë ose përkeqësojë sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, ndërsa lidhet edhe me rreziqe të tjera për shëndetin. Ambientalisti Ahmet Mehmeti ngre alarmin për situatën, duke ia atribuar përgjegjësinë institucioneve. Sipas tij, mungesa...
Burimi:
syri.net