Vrasja e turistit në Ksamil/ Momenti kur policia e gjen në bagazh Sokrat Vatën, shofere e makinës një grua, pasagjer një turk
Sokrat Vata tentoi të largohej nga Ksamili me një makinë e cila po drejtohej nga një shtetase femër e huaj dhe pasagjer një shtetas turk. 29 vjeçari nga Hasi i cili akuzohet se vrau turistin e ri francez Miguel Mendes u arrestua pak orë pas krimit (ora 10:00) teksa ishte fshehur në bagazhin e makinës që drejtohej nga shtetasja e huaj. Makina ku ata po udhëtonin u ndalua në Levan të Fierit nga grupet e kontrollit që ishin ngritur në pikat kyçe të akseve kryesore të vendit menjëherë pas vrasjes së ndodhur rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, para lokalit 'Principotes' në zonën bregdetare të Ksamilit. Dyshohet se Vata veç punës si roje plazhi tek Principotes, ishte njëherazi edhe truproja e hotelit. Shkak i konfliktit...
Burimi:
syri.net