Inceneratori i pa ndërtuar i Tiranës, kompania nën sekuestro rezulton me fitim 8 mln euro

Inceneratori i pa ndërtuar i Tiranës, kompania nën sekuestro rezulton me fitim 8 mln euro

“Integrated Energy BV SPV”, shoqëria koncesionare e incineratorit të Tiranës, siguroi një fitim para taksave prej 792.3 milionë lekësh në vitin 2025 (mbi 8 milionë euro), pavarësisht se impianti për djegien e mbetjeve, për të cilin u lidh kontrata, nuk është ndërtuar. Sipas pasqyrave financiare të vitit 2025, të ardhurat nga aktiviteti kryesor arritën në 1.5 miliardë lekë. Kompania thotë në raport se të ardhurat i ka nga përpunimi i mbetjeve. Gjatë vitit 2025 janë pranuar dhe trajtuar mbetje nga bashkitë e qarkut dhe operatorë privatë me kontratë; sasia e trajtuar gjatë vitit ishte rreth 492,935 ton, sipas të dhnave zyrtare Fitimi para tatimit përbënte rreth 53% të të ardhurave. Për çdo 100 lekë të ardhura, kompania gjeneroi afro 53 lekë fitim para taksave, një...