Ambulanca përplaset me makinën në Maliq, plagoset një person

Ambulanca përplaset me makinën në Maliq, plagoset një person

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas që udhëtonte në mjetin e vogël. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet. Ndërkohë, pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.