Punësimi i të huajve/ Udhëzimi i ri shkurton në 1 ditë afatin për miratimin e kërkesave
Ndryshojnë procedurat për punësimin e shtetasve të huaj. Udhëzimi i ri i përbashkët i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që shfuqizon rregullat e miratuara në vitin 2023, shkurton afatet për miratimin online të kërkesës për punësim. Sipas udhëzimit të ri të botuar në Fletoren Zyrtare, aplikimet për leje unike do të bëhen përmes platformës e-Albania, ndërsa Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), do të ketë vetëm 1 ditë pune për të dhënë një përgjigje nga 2 javë (10 ditë punë) që ishte afati i mëparshëm. “Autoriteti përgjegjës qendror/rajonal i AKPA së shprehet në sistemin elektronik online, me miratim paraprak/aprovim/kërkesë për plotësim dokumentacioni apo refuzim të kërkesës për miratim punësimi, brenda 1 (një) dite pune pas vlerësimit të aplikimit...
Burimi:
syri.net