E rëndë/ Përplasen automjetet, raportohen dy viktima në aksidentin e frikshëm në Podujevë

E rëndë/ Përplasen automjetet, raportohen dy viktima në aksidentin e frikshëm në Podujevë

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Surkish të Podujevës. Aaksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, kur një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një shtetas kosovar, dyshohet se për shkak të pakujdesisë është përplasur me një veturë tjetër. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën. Drejtuesi i mjetit tjetër ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është ndaluar.