PDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

PDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vijuar edhe të hënën aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. PDK-ja ka paralajmëruar se do t’i dërgojë sërish letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me kërkesën që të thërrasë vazhdimin e seancës dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se aksioni synon t’i bëjë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të rikthehet në Kuvend dhe të kontribuojë në zhbllokimin e procesit. “Kurti duhet ta kuptojë që në vend se ta sabotojë Kuvendin, të vijë aty të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin”, deklaroi Hoxha, duke kërkuar që Kurti të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Sipas saj, asnjë...