Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele! Në fokus sistemet e sigurisë…
Kontrolle më të forta në hotele dhe verifikim i masave kundër zjarrit në të gjitha strukturat akomoduese. Këto janë masat e para që institucionet kanë vendosur të marrin pas zjarrit të së dielës në një hotel në Lungomare të Vlorës, ku mbetën të plagosur gjashtë pushues, mes tyre një vajzë, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë. Për këtë arsye, ministri Blendi Gonxhja mblodhi online Task Forcën Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik 2026, ku u kërkua intensifikimi i kontrolleve në të gjithë vendin, me fokus te kushtet teknike të strukturave akomoduese, masat e mbrojtjes nga zjarri, funksionimi i sistemeve të sigurisë, daljet e emergjencës, sinjalistika dhe planet e evakuimit. .Kryetarët e bashkive Vlorë dhe Finiq, si dhe Prefektja e Qarkut Vlorë, së bashku me...
Burimi:
sot.com.al