Kaos me Serverin e Tatimeve / Sistemi nuk fiskalizon faturat prej një jave, bllokohet aktiviteti i bizneseve

Kaos me Serverin e Tatimeve / Sistemi nuk fiskalizon faturat prej një jave, bllokohet aktiviteti i bizneseve

Sistemi elektronik i Tatimeve po përballet me një problem të rëndë teknik, ku mijëra fatura të lëshuara nga bizneset dhe të pranuara nga vetë platforma po mbeten të pafiskalizuara. Kjo situatë e bën të pamundur shlyerjen e faturave nga bizneset pritëse, duke krijuar bllokim në aktivitetin e tyre të përditshëm. Sipas burimeve brenda kompanisë , sistemi ka më shumë se një javë që nuk sinkronizohet, çka ka sjellë dështimin e procesit të fiskalizimit. Aktualisht, ky sistem po menaxhohet nga “Albanian Digital Solution”, kompania shtetërore e krijuar nga AKSHI me qëllim marrjen në dorëzim të sistemeve kompjuterike shtetërore të cilave u kanë përfunduar kontratat me subjektet private. Ndonëse AKSHI hapi gjatë vitit të kaluar tenderin për mirëmbajtjen e sistemit për katër vitet e ardhshme, procedura u...