Helikopteri rrëzohet në Greqi, 3 të vdekur! Mes viktimave edhe piloti

Helikopteri rrëzohet në Greqi, 3 të vdekur! Mes viktimave edhe piloti

foto nga vendi i ngjarjes GREQI- Një helikopter privat është rrëzuar në ishullin Sifnos të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e tre personave. Aksidenti ndodhi pranë heliportit të Sifnos, në zonën e Tholos, pak pasi helikopteri ishte ngritur në fluturim. Sipas raportimeve të mediave greke, në bord ndodheshin piloti dhe dy pasagjerë, të cilët humbën jetën. Helikopteri dyshohet se ishte nisur nga Markopoulo dhe po përpiqej të ulej në ishull kur ndodhi aksidenti. Trupat e tre viktimave u gjetën në vendngjarje. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar mbi faktorët që çuan në aksident./ZËRI