Kompania ‘Meta’ përballet me gjyqin që mund të ndryshojë përgjithmonë Instagram dhe Facebook

Kompania ‘Meta’ përballet me gjyqin që mund të ndryshojë përgjithmonë Instagram dhe Facebook

FOTO ILUSTRUESE SHBA-Kompania Meta është përballur me humbje të njëpasnjëshme në gjykatë për mënyrën se si platformat e saj kanë dëmtuar përdoruesit e rinj, por një gjyq i cili pritet të mbahet nesër mund të ndryshojë Instagram dhe Facebook. BBC shkruan se gjyqi do të mbahet në kuadër të një padie të ngritur në vitin 2023 nga 30 shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, në të cilën ata pretendojnë shkelje të shumta të ligjeve federale dhe shtetërore të privatësisë për fëmijët. Konkretisht shtetet që kanë paditur 'Metën' po kërkojnë shumë ndryshime në mënyrën se si funksionojnë Instagram dhe Facebook për të rinjtë: -Verifikim prindëror për përdoruesit adoleshentë -Ndryshime në algoritmet që rekomandojnë përmbajtje -Kufizime për filtrat që ndryshojnë pamjen në foto -Ndalimin e luajtjes automatike të videove -Kufizime...