BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!
Bashkimi Europian ka konfirmuar se janë përmbushur kushtet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një zhvillim që vjen pasi KFOR nisi tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në urë. Sot, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e mirëpriti këtë konfirmim, duke e cilësuar hapjen e urës një hap historik. Ura mbi lumin Ibër ka qenë prej vitesh një nga pikat më të ndjeshme në Kosovë. Ajo ndan pjesën jugore të Mitrovicës, të banuar kryesisht nga shqiptarë, me pjesën veriore, ku jeton shumica serbe. Për shkak të tensioneve të vazhdueshme, mbi urë ka qenë e pranishme prej vitesh edhe KFOR-i. Zhvillimi i parë erdhi në fillim të kësaj jave, kur misioni i NATO-s në Kosovë njoftoi se kishte nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të trupave...
Burimi:
javanews.al