Të rinjtë protestojnë para SPAK me pankarta, kërkojnë drejtësi për dosjet e korrupsionit
Edhe ditën e sotme, një grup të rinjsh kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar hetim dhe drejtësi për disa prej çështjeve më të diskutuara të viteve të fundit. Të rinjtë u shfaqën me pankarta në duar, përmes të cilave i kërkuan SPAK-ut të mos harrojë dosjet që, sipas tyre, ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga drejtësia. Në pankarta u përmendën ndër të tjera dosja e Portit të Durrësit, çështja McGonigal, projekti në Zvërnec, patronazhistët dhe inceneratorët. Protestuesit kanë kërkuar që institucionet e drejtësisë të hetojnë atë që ata e konsiderojnë si keqqeverisje dhe korrupsion, duke bërë thirrje edhe për përgjegjësi penale për zyrtarët që, sipas tyre, janë të përfshirë në këto çështje. Kjo nuk është protesta e parë...
Burimi:
gijotina.com