“Frikë në kampin e qeverisë”, Berisha: Krijohet komisioni ‘Balla’, viktima e parë do jetë Niko Peleshi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po ushtron presion ndaj përfaqësuesve të saj për qëndrimet që mbajnë në rrjetet sociale ndaj protestës. Në konference me gazetarët, Berisha tha se është krijuar një strukturë që ai e cilësoi me ironi si “Komisioni Balla”. Sipas tij, ky komision po kontrollon statuset në rrjetet sociale të përfaqësuesve të qeverisëse, me synimin për të identifikuar personat që nuk kanë bërë postime kundër lëvizjes rinore qytetare, që dalin çdo ditë në proteste kundër qeverisë. Berisha tha se “viktima e parë” e këtij komisioni do të jetë Niko Peleshi. Ai pretendoi se Peleshi është konsideruar nga Taulant Balla si “sylesh” ndaj lëvizjes rinore, pasi nuk ka publikuar statuse kundër saj. “Panik, tmerr, frikë në kampin e qeverisë....
Burimi:
gijotina.com